Trumpi e akuzon FBI-në për sekuestrimin e pasaportave të tij gjatë bastisjes në Mar-a-Lago NULL NULL 16.08.2022 22:15 16.08.2022 22:15 Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një postim në mediat sociale të hënën se FBI-ja sekuestroi pasaportat e tij gjatë një bastisjeje të paprecedentë në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida javën e kaluar. “Uau! Në bastisjen e FBI të Mar-a-Lago, ata më vodhën tri pasaportat (njëra e skaduar), së bashku me gjithçka tjetër”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. “Ky është një sulm ndaj një kundërshtari politik në një nivel të paparë në vendin tonë. Bota e Tretë!” Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë i tha ABC News se pasaportat e Trumpit i janë kthyer ekipit të tij. Kur u pyet për koment, një zëdhënës i FBI-së tha për ABC News: “Në ekzekutimin e urdhrave të bastisjes, FBI-ja ndjek procedurat e kërkimit dhe sekuestrimit, të urdhëruara nga gjykatat, më pas i kthen sendet që nuk kanë nevojë të mbahen për qëllime të zbatimit të ligjit”. Burime të shumta konfirmuan për ABC News se rezidenca e Trumpit në Palm Beach u kontrollua nga agjentët e FBI-së më 8 gusht, duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën lokale. Ish-presidenti nuk ishte aty. Burimet thanë se operacioni lidhej me 15 kutitë e dokumenteve që Trumpi mori kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, disa prej të cilave Arkivi Kombëtar ka thënë se ishin të klasifikuara. Në janar, Trumpi dorëzoi dokumente në Arkivin Kombëtar dhe avokatët e tij thanë se po kërkonin të dhëna shtesë që mund të kishin. Ish-presidenti lëshoi një deklaratë natën e 8 gushtit, duke thënë se Mar-a-Lago “është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”. Ai shtoi: “Ata hynë edhe në kasafortën time!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ndihmës Sekretari amerikan: Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira 10 minuta më parë
Lajme Pas shumë spekulimeve rreth vendndodhjes së saj, princesha Kate shihet duke bërë pazar 17 minuta më parë