18:33, 24 Qershor 2019

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë se po vendos sanksione të reja ndaj Iranit, duke përfshirë edhe zyrën e liderit suprem të vendit Ali Khamenei.

Trump tha se sanksionet shtesë ishin përgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan dhe “shumë gjërave të tjera”.

Ai shtoi se ata do të “vazhdojnë të rrisin presionin mbi Teheranin”, duke thënë se “Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore”.

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar në javët e fundit.

Javën e kaluar, Irani hodhi poshtë një dron të SHBA-ve në Gjirin Persik.

Irani kishte njoftuar më herët se do të tejkalojë kufirin në rezervat e uraniumit, që ishte vendosur nën një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Pas kësaj marrëveshje sanksione të rëndësishme ndaj Iranit u hoqën, por SHBA-te u tërhoqën nga marrëveshja vitin e kaluar dhe rivendosën sanksionet.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë