Trump trazon botën: ja plani i tij i ndryshimit të kufijve (VIDEO) NULL NULL 09.01.2025 10:24 09.01.2025 10:24 Donald Trump. Foto nga arkivi Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka ngritur polemika globale me deklaratat e tij të fundit për synimin e disa territoreve strategjike që, sipas tij, do të ndihmonin në forcimin ekonomik dhe gjeopolitik të Shteteve të Bashkuara. Një ndër territoret që përmendet shpesh është Grenlanda, ku Trump ka kërcënuar me sanksione të rënda ndaj Danimarkës, nëse kjo e fundit refuzon shitjen e saj, njofton Klankosova.tv. Madje, ai ka përmendur edhe përdorimin e forcës ushtarake si një mundësi për ta marrë territorin. Sipas raportimit të gazetarit Enis Reçica në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Grenlanda është kyçe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të cilat po nxjerrin në pah pasuri të shumta natyrore, si minerale dhe rezerva nafte. Përveç Grenlandës, gazetari Enis Reçica raporton për interesimin e SHBA-së në territore të tjera strategjike, si Kanali i Panamasë, Gjiri i Meksikës dhe Kanadanë. Këto zona, sipas analizave, ofrojnë përfitime të mëdha ekonomike dhe kontroll të rëndësishëm gjeopolitik. Për të kuptuar më mirë pse SHBA-ja, synon këto territore dhe cilat janë pasojat e mundshme të këtij plani, mund të ndiqni raportimin e plotë në videon në vazhdim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.