Trump thotë se në ‘orën e parë’ të presidencës së tij do të fillojë faljet për sulmuesit në Kapitol NULL NULL 12.12.2024 18:39 12.12.2024 18:39 Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald J. Trump, premtoi se gjatë “orës së parë” që ai do të kthehet në detyrë, do të nisë faljen e pjesëmarrësve të padhunshëm në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, raporton The New York Times, transmeton Klan Kosova. Ai gjithashtu u zotua të fillojë deportimin e emigrantëve pa dokumente dhe të rrisë prodhimin e naftës në orët e hapjes së presidencës së tij. Komentet e Trumpit u shfaqën në një intervistë për revistën “Time”, të lidhura me shpalljen e tij si personazhi i vitit. Ndërkaq presidenti Joe Biden po ua lehtëson dënimet gati 1500 personave dhe do të falë 39 të dënuar për krime jo të dhunshme, dhënie kjo më e madhe e faljes nga një president amerikan në një ditë të vetme, tha administrata e tij të enjten. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj e ruan me shumë krenari uniformën e tij personale të UÇK-së (VIDEO) 40 minuta më parë
Kosova Haradinaj hap dyert e Kullës në Gllogjan: Është e popullit, u ndërtua me gurë të kullave të djegura (VIDEO) 1 orë më parë