Trump thotë se letrat tarifore drejtuar 12 vendeve janë nënshkruar, do të dalin të hënën NULL NULL 05.07.2025 10:21 05.07.2025 10:21 Presidenti amerikan Donald Trump, tha se kishte nënshkruar letra drejtuar 12 vendeve duke përshkruar nivelet e ndryshme të tarifave me të cilat do të përballeshin për mallrat që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara, me ofertat “pranoje ose lëre” që do të dërgohen të hënën. Trumpi, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte për në New Jersey, nuk pranoi të emëronte vendet e përfshira, duke thënë se kjo do të bëhej publike të hënën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Trump më herët të enjten u kishte thënë gazetarëve se priste që një grup i parë letrash të dilte të premten, një festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, megjithëse data tani është ndryshuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.