Trump thotë se do të takohet me Putinin në samitin e G20 NULL NULL 13.06.2019 09:36 13.06.2019 09:36 Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të G20 që mbahet këtë muaj në Japoni, transmeton Klan Kosova. Edhe pse zyrtarë nga Kremlini kanë thënë që nuk kanë marrë ftesë nga Uashingtoni për këtë takim, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se “do të takohet me Putinin”. Takimi i fundit në mes të dy presidentëve, Trump dhe Putin, për herë të fundit ka qenë në korrik të vitit 2018 në Helsinki. Pas samitit në Helsinki, ai është përballur me kritika të ashpra nga ligjvënësit amerikanë përfshirë edhe disa republikanë – të cilët kanë thënë se presidenti nuk e ka mbajtur përgjegjës Putinin për veprimet ruse, të tilla si ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 16 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 49 minuta më parë