Trump telefonon deputetin suedez Jacobsson, flasin edhe për luftën në Kosovë

Trump telefonon deputetin suedez Jacobsson, flasin edhe për luftën në Kosovë

NULL NULL
1 muaj më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka telefonuar deputetin nga Partia Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, i cili ditë më parë e nominoi atë, Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

Në telefonatën në mes të Trump dhe Jacobsson është diskutuar edhe për luftën në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Për këtë ka njoftuar këshilltari i Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Naim Murseli.

“Sapo mora një telefonatë nga miku i z.Behgjet Pacolli, deputeti i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, i cili më informoi se është telefonuar personalisht nga Presidenti Donald Trump pasi Jacobsson e nominoi atë (Së bashku me Qeverinë e Kosovës) për Çmimin Nobel të Paqes më 11 Shtator. Presidenti Trump ka falënderuar Jacobsson për nominim dhe kanë diskutuar, ndër të tjera, për luftën në Kosovë dhe rëndësinë e paqes në Ballkan”, është shprehur Murseli përmes Facebook.

Sapo mora një telefonatë nga miku i z. Behgjet Pacolli, deputeti i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, i cili më…

Publiée par Naim Murseli sur Lundi 21 septembre 2020