Trump sulmon Biden dhe Obaman: Unë kandidova për shkak të punës tuaj të dobët

Trump sulmon Biden dhe Obaman: Unë kandidova për shkak të punës tuaj të dobët

NULL NULL
1 muaj më parë

Presidenti Donald Trump kritikoi ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe ish-presidentin Barack Obama për bërjen e një “pune të dobët” gjatë dy mandateve të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

“Joe, unë kandidova për shkakun tënd”.

“Unë kandidova për shkak të Barack Obamës. Për shkak se ti bëre një punë të dobët. Nëse do të mendoja se bëje një punë të mirë, nuk do të kisha kandiduar kurrë”, tha Trump, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Biden foli për planin e tij të politikës mbi garën dhe reformën në drejtësinë penale, Trump akuzoi ish-nënpresidentin se nuk kishte bërë “asgjë” gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Pse nuk e bëre atë katër vjet më parë, madje edhe më pak se kaq? Ti ishe nënkryetari. Ti vazhdon të flasësh për të gjitha këto gjëra që do të bësh. Por ti ishe atje vetëm pak kohë më parë dhe asgjë”, shtoi Trump.