21:56, 13 Gusht 2019

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shtyrë vënien e tarifës për disa produkte të Kinës.

15 dhjetori është afati i kësaj shtyrje që sipas tij është bërë me shkak të “shëndetit, sigurisë, sigurisë kombëtare dhe disa faktorë të tjerë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për telefon, laptop, videolojëra, disa lojëra, monitor të kompjuterëve dhe disa mbathje deh veshje.

Tarifa e vënë ndaj produkteve të tjera kineze do të vlejë ashtu siç ka qenë e vendosur pra nga 1 shtatori.

Konkurs Pune

Lexo më shumë