Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump shtyn udhëtimin për në samitin e NATO-s

NULL NULL
23.06.2025 10:19

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shtyjë për të martën nisjen e tij drejt Amsterdamit, ku do të zhvillohet samiti i NATO-s më 24 dhe 25 qershor.

Fillimisht, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Trump do të udhëtonte të hënën, por agjenda zyrtare për atë ditë ka pësuar ndryshim.  

Në vend të udhëtimit, Trump do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me Këshillin për Sigurinë Kombëtare, çka ka bërë që nisja drejt Evropës të shtyhet për një ditë.

Sipas NewsStation, shtyrja e udhëtimit mund të ketë lidhje me zhvillimet e fundit të tensionuara në Lindjen e Mesme, veçanërisht situatën në Iran. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë që të përmendë drejtpërdrejt këtë si shkakun kryesor të vendimit, transmeton Klankosova.tv. 

Pavarësisht ndryshimit në agjendë, burime zyrtare kanë konfirmuar se Presidenti Trump do të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm të Aleancës Veri-Atlantike që do të mbahet në kryeqytetin holandez.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.