21:59, 29 Maj 2020

Presidenti Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndërpresin lidhjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, OBSH nuk ka arritur t’i përgjigjet në mënyrë të duhur pandemisë Covid-19 për shkak se Kina ka “kontroll të plotë” mbi organizatën globale, shkruan latimes.com, transmeton klankosova.tv.

Trump ka thënë se zyrtarët kinezë i kanë injoruar detyrimet e tyre për të raportuar dhe kanë ushtruar presion mbi OBSH-në për ta mashtruar botën kur është zbuluar për herë të parë virusi.

Ai ka shtuar se SHBA-të i kanë dhuruar rreth 450 milionë dollarë për OBSH-në; ndërsa Kina ka kontribuar me vetëm 40 milionë dollarë.

Kujtojmë se SHBA është financuesja më e madhe e OBSH-së dhe dalja e saj pritet ta dobësojë ndjeshëm organizatën.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë