Trump pritet ta emërojë Grenell Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare NULL NULL 20.02.2020 01:15 20.02.2020 01:15 Presidenti Donald Trump pritet të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell, si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare. Ai do të zëvendësonte Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare që nga dorëheqja e Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana. Fllimisht lajmin e bëri të ditur gazeta amerikane New York Times, bazuar në burime të saj, e më pas Fox News tha se e kishin konfirmuar një gjë të tillë. Sipas CNN, Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar. Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Trump. Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024