Trump premton Kopsht Kombëtar për Heronjtë (VIDEO) NULL NULL 04.07.2020 20:54 04.07.2020 20:54 Fishekzjarrët u ndezën edhe këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ato janë simbolikë e përvitshme e shënimit të Pavarësisë së SHBA-ve. Ato u ngritën në qiell nga mali Rushmore, në rrëzën e të cilit janë të gdhendura kokat e 4 ish presidentëve të Amerikës George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt. Duke marr shkak nga kjo presidenti aktual Donald Trump, akuzoi protestuesit që javë më parë shkatërruan gjithçka me kauzën për diskriminim racor. Trump këtë e quajti fushatë për të fshirë historinë e Amerikës. Kandidati republikan që synon të rimarr postin e presidentit akuzoi rivalët se kauzën raciste po e shfrytëzon për të ardhur vetë në pushtet. Kronikë e gazetarit Vullnet Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.