7:32, 22 Maj 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Meksika nuk po bën asgjë për të ndalur migrantët e jashtëligjshëm të cilët arrijnë në kufirin jugor me Shtetet e Bashkuara.

“Qëndrimi i Meksikës është se njerëzit nga vende të tjera, përfshirë Meksikën, duhet të kenë të drejtën të hyjnë në SHBA dhe që taksapaguesit amerikanë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e mëdha që lidhen me migrimin ilegal. Meksika është gabim dhe së shpejti do të jap një përgjigje”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.

Ai nuk e shtjelloi më shumë se për çfarë përgjigje bëhet fjalë, shkruan REL.

Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit jugor.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar migrantët pa dokumente.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë