9:03, 2 Dhjetor 2019

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe avokatët e tij, nuk do të marrin pjesë në seancën hetuese të ditës së mërkurë.

Në njoftim u tha se “ka mungesë drejtësie”.

Seanca dëgjimore nga Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve shënon fazën tjetër të hetimit ndaj Trump, me ekspertë ligjorë që dëshmojnë se mund të çojnë tutje votën e mosbesimit.

Është pohuar se presidenti bëri presion ndaj Ukrainës për të kryer dy hetime për përfitimin e tij politik.

Trump ka mohuar çdo keqbërje.

Pas javëve të intervistave të dëshmitarëve me dyer të mbyllura dhe dëgjimeve publike, procesi tani do të përqendrohet në akuzat e mundshme të sjelljes së keqe, të cilat mund të çojnë në një votim mosbesimi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një gjykim në Senat.

Konkurs Pune

Lexo më shumë