Trump: Nga sot, Shtëpia e Bardhë fillon t’i njoftojë vendet rreth tarifave NULL NULL 04.07.2025 14:07 04.07.2025 14:07 Presidenti Donald Trump tha të premten në mëngjes se është gati të rifillojë një sërë tarifash që fillimisht i vendosi në prill dhjetëra vendeve, përpara se t’i pezullonte ato për 90 ditë për të negociuar marrëveshje individuale. Shumica e këtyre marrëveshjeve ende nuk janë materializuar dhe bizneset në Shtetet e Bashkuara janë lënë duke hamendësuar se çfarë taksash pritet të paguajnë për pothuajse çdo produkt të importuar, shkruan The New York Times, transmeton Klankosova.tv. Disa prej tyre mund të jenë edhe më të larta se sa u njoftuan fillimisht, tha Trump në një fjalim të shkurtër për gazetarët në Bazën Ajrore Andrews pas kthimit nga një tubim në Iowa të enjten. “Pra, ne do të fillojmë të dërgojmë letra në vende të ndryshme duke filluar nga nesër [4 korrik]”, tha Trump, disa orë pasi projektligji i tij i madh për politikën e brendshme u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve. “Ato do të variojnë në vlerë nga ndoshta 60 ose 70 për qind tarifa deri në 10 dhe 20 për qind tarifa”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar", thotë Musliu-Shoshi për aktakuzën ndaj Damkës 4 minuta më parë