17:59, 23 Shkurt 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se është në kërkim të një ambasadori të ri në Gjermani, pas emërimit të diplomatit aktual, Richard Grennel, në krye të inteligjencës amerikane.

“Unë do ta emëroj një ambasador në Gjermani”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se te nisej për në Indi, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Mbetet e paqartë se për sa kohë Grenell do të shërbejë si zyrtarë i lartë i inteligjencës.

Trump ka thënë se është duke i konsideruar pesë kandidatë që ta marrin rolin në mënyrë të përhershme.

“Në një të ardhme të afërt, ne do t’ju njoftojmë se kush janë ata”, është përgjigjur Trump.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë