Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump mund ta vizitojë Teksasin pas përmbytjeve

NULL NULL
07.07.2025 22:55

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thotë se Donald Trump mund të udhëtojë për të vizituar zonat e përmbytura të Teksasit.

Ajo gjithashtu tha se Shërbimi Kombëtar i Motit ka dhënë paralajmërime të hershme dhe të vazhdueshme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Shërbimi Kombëtar i Motit dha paralajmërime të hershme e të vazhdueshme dhe alarmime për përmbytje të menjëhershme në kohë”.

“Zyrat e tyre ishin të pajisura mirë me staf, në fakt një nga zyrat ishte e mbingarkuar me staf, ata kishin më shumë njerëz sesa kishin nevojë. Pra, çdo pretendim për të kundërtën është plotësisht i rremë”, është shprehur ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.