Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump mohon bisedimet e paqes me Iranin: Lajm i fabrikuar dhe i rremë

NULL NULL
17.06.2025 13:03

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mohuar kategorikisht se ka kontaktuar Iranin për të filluar bisedimet e paqes.

Sipas tij, Irani e di se ku mund ta kontaktojë dhe për këtë do duhej ta pranonin marrëveshjen e propozuar paraprakisht, transmeton klankosova.tv.

”Nuk i jam drejtuar Iranit për “Bisedime Paqeje” në asnjë mënyrë apo formë. Ky është thjesht një lajm i FABRIKUAR dhe i RREMË! Nëse ata duan të flasin, ata e dinë si të më kontaktojnë. Ata duhet ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tryezë. Do të kishte shpëtuar shumë jetë!!!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Nga bordi i Air Force One, ai shtoi se më mirë se një armëpushim do të ishte “një fund i konfliktit, jo një armëpushim. Një fund”.

Trump e kritikoi ashpër presidentin Francez, Emmanuel Macron ndërsa po largohej nga Kanadaja, duke thënë se homologu i tij gabimisht sugjeroi se po kthehej në Washington për të punuar për një “armëpushim”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.