Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s NULL NULL 24.06.2025 20:50 24.06.2025 20:50 Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Amsterdam për samitin e NATO-s, ku do të takohet me 32 udhëheqësit e aleancës së sigurisë. Avioni i tij u ul në aeroportin Schipol të Amsterdamit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Trump thuhet se ka folur dhe ia ka dhënë meritën Izraelit për tërheqjen nga sulmet e mëtejshme ndaj Iranit. Ai gjithashtu u ka thënë gazetarëve se pret të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy në margjinat e samitit. Ndryshe, ky është samiti i parë i NATO-s i presidentit amerikan që nga viti 2019. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bizneset e Ferizajt ankohen për punimet në rrugë – paralajmërojnë për protesta të reja (VIDEO) 26/06/2025