Trump kritikohet për ngrirjen e fondeve për OBSH-në NULL NULL 15/04/2020 15/04/2020 Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar shumë për ndalimin e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, midis pandemisë globale të koronavirusit. Filantropisti Bill Gates, një financues i madh i OBSH-së, tha ky veprim është “po aq i rrezikshëm sa tingëllon”. Presidenti Trump tha të martën se OBSH kishte dështuar në detyrën e saj themelore, në përgjigjen ndaj koronavirusit. Por kreu i OBSH-së tha se fokusi i vetëm i agjencisë është ndalimi i shpërthimit. “Nuk ka kohë për të humbur”, tha Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se nuk ishte koha për të shkurtuar fonde për OBSH-në, e cila, sipas tij, është absolutisht thelbësore për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër Covid-19. Trump ka akuzuar OBSH-në se ka bërë gabime vdekjeprurëse dhe se ka besim të tepruar drejt Kinës. “Unë po e drejtoj administratën time t’i ngrijë fondet përderisa një rishikim është duke bërë për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”. SHBA-të janë financuesi më i madh i trupit global shëndetësor dhe i kishte dhënë agjencisë më shumë se 400 milionë dollarë në vitin 2019. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, i cili po financon trajtimin Covid-19 dhe hulumtimin e vaksinave, është financuesi i dytë më i madh. Një vendim nëse SHBA-të do të rifillojnë dërgimin e fondeve do të merret pas rishikimit, për të cilin Trump tha se do të zgjasë 60 deri 90 ditë.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022