Trump kërkon nga Irani lirimin e ish agjentit të FBI që mungon prej 12 vjetësh NULL NULL 11.11.2019 07:15 11.11.2019 07:15 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga Irani që ta lirojë ish agjentin e FBI, i cili ka thënë se është i kidnapuar. Përmes Twitter , Trump ka thënë: Nëse Irani do të mundte ta kthente ish agjentin e kidnapuar të FBI-së, Robert A. Levinson i cili mungon prej 12 vjetësh, do të ishte një hap shumë pozitiv”. Trump nuk e ka elaboruar këtë, por që duket se rastin e Levinson e ka lidhur me programin bërthamor të Iranit, transmeton Klan Kosova. “Në të njëjtën kohë, rreth informacioneve dhe besimit, Irani është dhe ka qenë duke u pasuruar me uranium. Kjo do të ishte një hap shumë i gabuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.