Trump kërkon dorëheqjen e kreut të bankës qendrore amerikane NULL NULL 03.07.2025 07:21 03.07.2025 07:21 Donald Trump, president i SHBA-ve, ka kërkuar që kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, të dorëhiqet menjëherë, duke intensifikuar sulmet ndaj tij. “‘Për vonesë’ duhet të dorëhiqet menjëherë!!!”, shkruante Trump në platformën e tij Truth Social. Ai gjithashtu përfshiu një lidhje me një artikull lajmesh që fliste për një rregullator federal të strehimit në SHBA, i cili kërkonte që të hetohej Powell për deklaratat e tij lidhur me renovimet e selisë së Rezervës Federale në Uashington. Trump e emëroi Powell si kryetar të Rezervës Federale gjatë mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai ka kritikuar vazhdimisht Powell për mos uljen e normave të interesit, por nuk është e qartë nëse presidenti ka autoritetin për ta larguar atë nga posti. Megjithëse Trump ka vazhduar të kritikojë Powell, ai tha më herët këtë vit se nuk kishte “asnjë qëllim për ta shkarkuar atë”. Trump dëshiron që Rezerva Federale të ulë normat e interesit për të ndihmuar rritjen ekonomike, transmeton Klankosova.tv. Powell tha të martën se Rezerva Federale do të kishte ulur normat tashmë, sikur të mos ishte për ndikimin e politikave të tarifave të Trump ndaj shteteve të tjera. Kur u pyet gjatë një takimi të bankierëve qendrorë në Portugali nëse normat e SHBA do të ishin ulur përsëri këtë vit, nëse administrata do të kishte shpallur një plan për të rritur ndjeshëm tarifat ndaj shteteve të tjera, Powell u përgjigj, “Mendoj se po.” Rezerva Federale e SHBA-së nuk komentoi mbi deklaratat e Trump kur u kontakua nga BBC. Përpara rikthimit të Trump në pushtet në fillim të këtij viti, Powell tha se nuk do të jepte dorëheqjen nëse presidenti ia kërkonte atë dhe se kjo “nuk lejohet sipas ligjit” që Shtëpia e Bardhë ta largonte atë. Anëtarët e bordit të agjencive federale të pavarura si Rezerva Federale mund të largohen vetëm para përfundimit të mandateve të tyre “për arsye të forta”, sipas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të SHBA-së në vitin 1935. Megjithatë, Trump shpesh ka sfiduar normat politike, duke përfshirë shkarkimin e disa rregullatorëve të pavarur, veprime që janë kontestuar në gjykatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, edhe në kuvendin shqiptar sot pati përplasje! 40 minuta më parë