Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin NULL NULL 24.06.2025 13:13 24.06.2025 13:13 Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme. Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se “nuk është i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtonte se është “vërtetë i pakënaqur” me Izraelin, transmeton Klankosova.tv. Trump shtoi se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe tha se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.