Trump i thotë Netanyahut të vazhdojë ta bëjë atë që duhet NULL NULL 19.01.2025 00:01 19.01.2025 00:01 Donald Trump. Foto nga arkivi Donald Trump ka thënë se administrata e tij do të sigurohet që marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet përmes “qeverisjes së mirë”. Vetëm dy ditë para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur ndau qëndrimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme në NBC News të shtunën. Presidenti i ardhshëm u pyet gjithashtu se sa i sigurt është ai që pengjet do të liroheshin si pjesë e marrëveshjes, për të cilën ai thotë: “Epo, do ta shohim shumë shpejt dhe do të jetë më mirë.” Për kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu, me të cilin Trump thotë se do të takohet “shumë shpejt”, deklaroi se atij i tha të vazhdojë të bëjë atë që duhen të bëjnë. “Ne duam që ajo të përfundojë, por të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet bërë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.