18:07, 21 Janar 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka denoncuar publikisht “profetët e fundit të botës” për klimën në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku qëndrueshmëria është tema kryesore.

Ai bëri thirrje për një refuzim të “parashikimeve për apokalips” dhe tha se Amerika do të mbrojë ekonominë e saj, njofton Klan Kosova.

Trump nuk e përmendi direkt emrin e aktivistes adoleshente për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, e cila ishte në audiencë.

Më pas, ajo kundërshtoi udhëheqësit politikë, duke thënë se bota “në rast se nuk e kishit vënë re, aktualisht është në zjarr”.

Shkatërrimi i mjedisit është në krye të agjendës në samitin vjetor të vendimmarrësve në botë, i cili zhvillohet në një vendpushim skish në Zvicër.

Në fjalën e tij kryesore, Trump tha se ishte koha për optimizëm, jo pesimizëm, në një fjalim që mbronte arritjet ekonomike të administratës së tij dhe lulëzimin e energjisë së Amerikës.

Duke folur për aktivistët e klimës, ai tha: “Këta alarmistë gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë – fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë