16:31, 22 Korrik 2019

Irani thotë se ka arrestuar 17 spiunë që sipas tij po punonin për CIA-n dhe se i kanë dënuar me vdekje disa prej tyre.

Ministria e inteligjencës tha se të dyshuarit kishin mbledhur informacione në sektorë jetikë – duke përfshirë fushat ushtarake dhe bërthamore të aktivitetit, njofton Klan Kosova.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se raporti është “krejtësisht i rremë”.

Tensionet janë përshkallëzuar në javët e fundit mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Presidenti Trump vitin e kaluar e la marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me iranianët dhe SHBA-të kanë imponuar sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj tyre.

Irani bëri njoftimin në mediat shtetërore, duke thënë se spiunët e dyshuar ishin arrestuar deri në mars të këtij viti, raporton BBC.

Konkurs Pune

Lexo më shumë