8:39, 15 Korrik 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për t’i dhënë fund trajtimit ekonomik preferencial për Hong Kongun, pasi Kina miratoi një ligj të ri të sigurisë atje.

“Hong Kongu tani do të trajtohet njësoj si Kina kontinentale”, tha Trump, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu nënshkroi legjislacionin dypartiak për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve kinezë që shkatërrojnë të drejtat në Hong Kong. Kina tha se do të ndërmarrë një veprim hakmarrës.

Hong Kongu deri më tani ka gëzuar liritë unike që nuk janë parë në territorin e Kinës, shkruan BBC.

Por shumë njerëz në territor kanë frikë se ligji i ri i sigurisë i imponuar nga Pekini do t’i japë fund statusit të veçantë të Hong Kong-ut, të rënë dakord në bazë të një pakti të vitit 1984 midis Kinës dhe ish-fuqisë koloniale, Mbretërisë së Bashkuar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë