Trump fton Bidenin të testohen për drogë

Trump fton Bidenin të testohen për drogë

NULL NULL
4 javë më parë

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar nga kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, të testohet për drogë përpara debatit të parë presidencial që do të mbahet të martën.

Trump kërkon që Biden para ose pas debatit parazgjedhor të planifikuar të testohej për praninë e narkotikëve në trup, njofton Klan Kosova

Veçse Trump shton se do të pajtohej që edhe vetë të kryej testin për drogë.

“Unë do të kërkoj me forcë një testim të drogës për gjumashin, Joe Biden para ose pas debatit të së martës në mbrëmje. Natyrisht, edhe vetë pranoj ta bëj”, shkroi Trump në Twitter.

klankosova.tv