Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Është nder i madh të marrë kompliment nga Putini

NULL NULL
18.12.2015 10:40

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se ai u nderua me komplimentet e presidentit  rus Vladimir Putin.

“Është gjithmonë një nder i madh që të marrë një kompliment të bukur nga njeriu që është tejet i respektuar në vendin e tij dhe jashtë vendit”, tha Trump gjatë një tubimi në Ohajo, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova

Ai ka thënë  poashtu se po angazhohet  për raporte më të mira amerikano-ruse.

“Unë kam besuar gjithmonë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet luftuar bashkë kundër terrorizmit si dhe të ndikojnë në rimëkëmbjen e paqes në botë, për të mos përmendur tregtinë  dhe të gjitha përfitimet e tjera që rrjedhin nga respekti reciprok,” tha Trump.

Putin në konferencën vjetore për shtyp që e mbajti të enjten duke folur për zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, e quajti  Donald Trumpin ” si njeri të qartë, plot talent, si dhe favorit të padiskutueshëm në garën presidenciale.”

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.