Trump emëron Philip Kosnett si ambasador në Kosovë NULL NULL 06.07.2018 08:30 06.07.2018 08:30 Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia ambasador të Kosovës. Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Diplomati amerikan është emëruar në këtë post nga kreu i shtetit amerikan, por i nevojitet miratimi nga Senati. Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Ai ka shërbyer si Zëvendësshef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Hollandë dhe Japoni, bën të ditur Shtëpia e Bardhë, transmeton Klan Kosova. Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimeve, etj. Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai flet turqisht, holandisht, japonisht dhe rusisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.