Trump dhe Netanyahu zhvillojnë takimin e dytë për armëpushimin në Gaza NULL NULL 09.07.2025 07:07 09.07.2025 07:07 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u takuan të martën në mbrëmje për herë të dytë brenda dy ditësh për të diskutuar luftën në vazhdim në Gaza. Takimi erdhi pasi i dërguari i Trump-it për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, sugjeroi se Izraeli dhe Hamasi kishin mbetur vetëm me një çështje për të arritur një marrëveshje për armëpushim 60-ditor. Netanyahu mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pak pas orës 17:00 sipas kohës lokale (21:00 GMT) të martën për takimin, i cili nuk ishte i hapur për mediat, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Më herët të martën, Netanyahu u takua me nënpresidentin JD Vance. Ai gjithashtu u takua me Trump-in për disa orë gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Ky shënon vizitën e tretë shtetërore të Netanyahut në SHBA që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në Rubikon tregon qëndrimet e AAK-së mbi krizën institucionale dhe bllokadën në vend 17 minuta më parë
Kosova Osmani në Washington: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-në 24 minuta më parë