21:38, 14 Korrik 2020

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump, sot kanë zhvilluar një bisedë  telefonike ku diskutuan për zhvillimet në Libi nga lufta, si dhe marrëdhëniet ekonomike.

Erdogan dhe Trump ranë dakord të mbajnë koordinimin për stabilitetin e përhershëm në Libi dhe të arrijnë objektivin tregtar prej 100 miliardë dollarësh, shkruan Anadolu

Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi bisedën në telefon.

“Presidenti Trump dhe Presidenti Erdogan diskutuan çështje pozitive të tregtisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë dhe nënvizuan besimin tonë në nevojën për një zgjidhje të negociuar të çështjeve rajonale,” tha Zëvendës Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere në Twitter.

Kujtojmë se Libia është në luftë civile që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në 2011.

Qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjatë dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga kryekomandanti Forcat e Khalifa Haftar.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë