Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump aspak i brengosur për protestat e paralajmëruara: Britanikëve i’u pëlqej

NULL NULL
12.07.2018 14:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk është shfaqur aspak i brengosur për protestat e paralajmëruara në kohën kur ai do vizitojë Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka thënë se ndihet mirë ndërsa ka shtuar se ”britanikëve i’u pëlqej shumë”, njofton Klan Kosova.

Duke folur në samitin e NATO-s para se të udhëtoj në Britani të Madhe, Trump referuar Britanisë si një “vend mjaft të nxehtë tani me shumë dorëheqje”.

Ai do të takojë Kryeministren britanike Theresa May, e cila dëshiron një marrëveshje tregtare pas Brexit – ditë pasi ai tha se Mbretëria e Bashkuar ishte në “trazira”.

Siguria shtesë është vënë në vend për të dhe policia është parë në një numër të shtuar pas protestave të planifikuara.

Trump, i cili gjithashtu do të kalojë kohë me Mbretëreshën gjatë vizitës së tij dy ditore, ka thënë:

“Unë mendoj se ata më pëlqejnë shumë në Britani të Madhe, mendoj se ata pajtohen me mua për emigracionin ”.

“Ju shikoni se çfarë po ndodh në të gjithë botën me emigracionin … Unë mendoj se kjo është arsyeja pse Brexit ka ndodhur”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.