8:28, 21 Janar 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur në Zvicër ku pritet që sot të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai do jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum, njofton Klan Kosova.

Presidenti Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Konkurs Pune

Lexo më shumë