Lajmet e fundit

Një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse ka shpërthyer në portën e një banese në Bathore, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35 në rrugën “Rozafa”. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari me inicialet M.L, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.