Tritol shtëpisë së shefit të Krimeve në Shkodër NULL NULL 13.01.2023 08:38 13.01.2023 08:38 Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm përpara banesës së shefit të Krimeve në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç ku për pasojë banesa e Pëllumb Shpatit ka pësuar dëme të lehta si dhe automjeti i tij. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje“, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan tvklan.