Lajmet e fundit

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë dhe Rahovec.
Në Gjakovë, rreth orës 01:30, një burrë në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në Rahovec, rreth orës 16:00, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, në Gjakovë, rreth orës 17:30, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.