Tri opsionet për tatimin në pronë (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 31.01.2023 20:48 nga Arbëresha Fazliu 31.01.2023 20:48 Tre rekomandime të kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për shtyrjen e faljen e një vlere të tatimit në pronë, janë votuar nga kuvendi komunal. Këto, më pas do i shkojnë për shqyrtimin e vlefshmërisë e propozimit ministrisë së administrimit të pushtetit lokal dhe asaj të financave, njofton Klan Kosova. Rama ka rekomanduar që vlerësimi i pronave të nis në vitin 2024, qytetarët të paguajnë edhe këtë vit tatimin me vlerën e vitit 2022 dhe qeveria të ua fal qytetarëve 100 eurot e para qytetarëve. Këto rekomandime janë votuar unanimisht nga këshilltarët komunal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Pas vendimit të Kushtetueses për ligjin për çmimet tavan, caktohet marzhë tregtare për naftën 4 days