Tri ndeshje nga Ligue 1 në Artmotion, ja orari i transmetimeve të tyre NULL NULL nga Arbon Flugaj 15.08.2021 11:30 nga Arbon Flugaj 15.08.2021 11:30 Përveç La Liga, Coppa Italia dhe MotoGP këtë të diel në kanalet sportive të platformës Artmotion mund të ndiqni edhe tri duele jashtëzakonisht interesante nga Ligue 1 franceze. Gjithçka nis në ora 13:00 me përballjen mes Angers dhe Lyon që transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Andi Shabanit, për të vazhduar më pas në po të njëjtin kanal me ndeshjen Clermont – Troyes që fillon nga ora 15:00 e aty nën komentimin e Emanuell Sylës mund ta shikoni në aksion lojtarin e përfaqësueses kosovare Elbasan Rashani. Krejt në fund, me fillim nga ora 20:45, do të vijë edhe ndeshja mes Marseille dhe Bordo e cila do të transmetohet në Art Sport 2 dhe do të komentohet nga Jon Ajeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.