Lajmet e fundit

Tre ndeshjet e orës 18:30 në Serie A që u transmetuan në ArtMotion, sollën plot emocione dhe rezultate interesante.
Frosinone befasoi Fiorentinën në “Artemio Franchi”, duke triumfuar 0-3. Antonio Raimondo shënoi dy herë, në minutat 26 dhe 68, ndërsa Gabriele Bracaglia realizoi golin tjetër në minutën e 38-të, transmeton Klankosova.tv.
Edhe Udinese mori një fitore të rëndësishme 2-3 në udhëtim ndaj Monzas. Jakub Piotrowski hapi ndeshjen, Andrea Colpani barazoi, ndërsa Hassane Kamara dhe Jurgen Ekkelenkamp e çuan Udinesen në 1-3. Gustavo Varela shënoi për 2-3, por Monza nuk arriti të barazojë.
Ndërkohë, Sassuolo përmbysi Torinon dhe fitoi 2-1. Cristian Volpato shënoi për vendasit, Pietro Comuzzo barazoi për “granatat”, ndërsa Domenico Berardi realizoi golin e fitores në minutën e 78-të