Tri finale në Klan Kosova NULL NULL 25/05/2022 25/05/2022 Klan Kosova do të sjell tre finale për “gurmanët” e futbollit. Adhuruesit e sportit më popullor sonte do të kenë mundësi të përcjellin finalen e “Conference League” në mes të Romës dhe Feyenoord. E kjo nuk mbaron me kaq. Të enjtën në ora 19:50 do të luhet finalja e Kupës së Kosovës në mes të Llapit dhe Dritës së Gjilanit. Finalja e Kupës së Kosovës transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova nga ora 19:50. E “qërshia mbi tortë” do të jetë finalja e madhe e Champions League në që do të zhvillohet të shtunën në “Parc des Princes” në Paris, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë dy gjigandët e futbollit evropian Liverpool – Real Madrid. Se kujt do t’i takojë trofeu më i vlefshëm evropian do ta mësoni live në Klan Kosova, të shtunën nga ora 19:00, njofton Klankosova.tv.