Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tri federata të sportit përkrahen me mbi 750 mijë euro

NULL NULL
12.03.2019 11:34

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 3 federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në vlerën e mbi 750 mijë eurove.

Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Futbollit të Kosovës e cila u mbështet me 276 mijë e 590 euro, me Federatën e Hendbollit të cilës do t’i ndahen 245 mijë e 752 euro dhe me Federatën e Volejbollit të Kosovës e cila u përkrah me 243 mijë e 678 euro. Në bazë të memorandumeve, federatat janë të obliguara që këto mjete t’i shfrytëzojnë për realizimin e politikave të tyre programore.

Ministri Kujtim Gashi, me këtë rast tha se përkrahja e kësaj ministrie dhe këto memorandume nënshkruhen në kuadër të realizimit të përkrahjes së drejtpërdrejtë të federatave.

Në anën tjetër, drejtuesit e federatave e falënderuan ministrin për përkrahjen që po i ofron sportit në përgjithësi. Ata u shprehën se me mbështetjen që MKRS-ja ka dhënë për federatat përkatës, do të ndihmohet sporti dhe sportistët, duke premtuar se do të fokusohen në masivizimin dhe cilësinë në sport./klankosova.tv/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.