10:00, 17 Shtator 2019

Një nënë në Mbretërinë e Bashkuar, që pretendoi se mjekët përshkruajtën dhimbjet a stomakut të vajzës së saj trevjeçare si kapsllëk, thotë se ajo vdiq vetëm disa ditë pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit,

Në qershor, Aoife Flanagan, filloi të ankohej për dhimbje në stomak si dhe dhimbje në zona të tjera të trupit të saj, transmeton Klan Kosova.

Nëna e saj Eilish, e çoi atë tek mjeku disa herë por prentedon se asaj i thuhej shpesh herë që gjendja e saj ka të bëjë me kapsllëkun.

“Ata vazhdimisht na thanë se ajo kishte probleme me kapsllëkun”, tha ajo.

“Si nënë, unë e dija që ishte diçka e gabuar. Unë ngrita shqetësimet e mija sepse ajo kishte dhimbje në zona të tjera të trupit por mjekët kurrë nuk e ekzaminuan atë”.

Aoife kishte një tumor të dukshëm në pjesën e poshtme të saj por mjekët nuk arritën kurrë ta hetojnë.

Eilish pretendon se mjekët gjithashtu kanë pyetur nëse ajo po ushqehej siç duhet dhe nëse kishte stërvitje të mjaftueshme.

Ndërsa vajza po priste të transferohej në një spital, një rëntgen zbuloi se Aoife kishte një tumor të madh në mëlçinë e saj që po bllokonte zorrët e saj, tha nëna për Essex Live.

Ky lloj kanceri është shumë i shërueshëm, edhe në fazat e mëvonshme. Por ishte shumë vonë për Aoife, tha nëna e saj.

Më 7 korrik, vetëm disa ditë pas diagnostikimit të saj, trevjeçarja vdiq në krahët e nënës së saj. Aoife vuajti nga një sulm në zemër, tha nëna e saj, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë