9:47, 12 Shtator 2019

E themeluar për herë të parë rreth vitit 1998, Threeasfour është një prej markave më të njohura për risitë jotradicionale dhe format e veçanta të pranishme në sfilatat e tyre.

Fillimisht, grupi njihej si Asfour pasi përbëhej nga dizajnerët Gabriel Asfour, Angela Donhauser, Adi Gil dhe Kau Khune. Pas largimit të Khune, marka u quajt Threeasfour (tre si katër).

Në shfaqjen e tyre në Javën e Modës në Nju Jork, ata treguan atë që dinë më mirë: të promovojnë dashurinë ndaj planetit dhe të theksojnë krizën mjedisore. “Njerëzit janë të vetëdijshëm për bimët; ata e kuptojnë që edhe bimët kanë ndjenja,” tha Asfour. “Ne donim të festonim për lulet,” u shpreh Donhauser, “sepse të gjithë jemi pjesë e një planeti.”

Koleksioni i vjeshtës ishte një risjellje e koleksionit të tyre të parë në vitin 1999, ku prezantuan konceptin e markës, që asokohe ishte diçka krejt e re, shkruan anabel. Siç mund ta shihni në vijim, koleksioni u frymëzua nga gjethet dhe lulet, por nuk mungojnë as detajet e krahëve të fluturave.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë