Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça synon fitoren sot ndaj Prishtinës

NULL NULL
16.04.2023 09:18
Basketboll

Një super përballje do të zhvillohet sot, në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina.

Kryeqytetasit e fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.

Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Ndeshja do të zhvillohet në sallën “Minatori”, me fillim nga ora 17:15. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.