Trepça shpallet kampione në Superkupën Mbarëkombëtare, pasi mposht Tiranën NULL NULL 06.10.2022 22:20 06.10.2022 22:20 Trepça është shpallur kampione në Supërkupën Mbarëkombëtare, pasi mposhti Tiranën me rezultat të thellë 92-52. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, njofton Klankosova.tv. Tiranasit u kualifikuan në finale direkt, pasi Teuta kishte probleme shëndetësore me lojtarët, kurse mitrovicasit u kualifikuan duke mundur në gjysmëfinale Golden Eagle Yllin me rezultat 72:68. Në këtë finale i pranishëm ishte edhe Sekretari Gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.