Trepça shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv NULL NULL 13.11.2023 12:15 13.11.2023 12:15 Disa ditë pas shkarkimit të Enis Abdurrahmanit nga pozita e kryeshefit, të cilin e kishte mbajtur si ushtrues detyre për dy vite, Trepça ka shpallur konkurs për këtë pozitë. Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të kësaj ndërmarrje. Aty shkruan se kryeshefi do të vlerësohet vazhdimisht nga Bordi i Drejtorëve dhe se kontrata do të jetë trevjeçare, me mundësi vazhdimi. Afati për aplikimi do të jetë i hapur deri më 28 nëntor. Kjo ndërmarrje ishte përballur me greva të minatorëve për 10 ditë. Kërkesa e tyre ishin përmirësimin i pagave dhe kushteve të punës, e po ashtu edhe shkarkimi i menaxhmentit. Greva ishte ndërprerë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet ndërmarrjes dhe minatorëve, ku edhe ishin pajtuar për plotësimin e kërkesave të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Paratë e falsifikuara, BQK del me udhëzime, thotë se 2-euroshja origjinal s’mund të refuzohet 01/12/2023