Trepça shndritë si ari, e fiton ndeshjen e parë në Champions League NULL NULL 18.09.2024 14:51 18.09.2024 14:51 Trepça e ka shkruar historinë në klub duke e fituar ndeshjen e parë në Champions League ndaj ekipit të Qipros, Keravnos me rezultat 82:79. Çereku i parë u takoi “Minatorëve”, të cilët e fituan atë me rezultat 23:14, kurse çerekun e dytë, e fitoi Keravnosi me rezultat 21:30. Trepça u kthye në lojë sërish në çerekun e tretë, duke e fituar me shtatë pikë diferencë, përkatësisht me rezultat 19:12, njofton Klankosova.tv. Ndeshja u bë interesante në fund të takimit, ku Trepça ishte duke u mposhtur me një pikë diferencë, por një treshe e riktheu ekipin mitrovicas te fitorja me rezultat 82:37. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.