Lajmet e fundit

Shoqëria aksionare "Trepça" Sh.A. e ka larguar nga puna përkohësisht punëtorin me inicialet E.B.
Në një postim në Facebook thuhet se kjo u bë për shkak se personi i njëjtë ka munguar pa arsye në punë.
"Me datën 5.12.2024 z.E.B. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7520 të kryeshefit ekzekutiv të Trepça Sh.A".
"Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv